Aksident në Shqipëri: Vetura del nga rruga, lëndohen dy persona
A

Aksident në Shqipëri: Vetura del nga rruga, lëndohen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Dvoran në Korçë.

Një mjet del nga rruga, duke shkaktuar lëndime të një çifti bashkëshortësh.

Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke mbetur i plagosur së bashku me bashkëshorten që ishte pasagjere, shkruan TopChannel, transmeton AutoPortali.

Dy të dëmtuarit u nisen drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore ,ndërkohë që ka mbërritur edhe policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Çifti vinte nga Gjirokastra për në Korçë dhe aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së vëmendjes së drejtuesit, i cili ka goditur fillimisht këmbësoren në anë të rrugës dhe më pas është përmbysur.

 

TË FUNDIT