Aksident në Tiranë: Përplasen 6 vetura, lëndohen 3 persona
A

Aksident në Tiranë: Përplasen 6 vetura, lëndohen 3 persona

Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit, të lënduar kanë mbetur dy policë, vetura e të cilëve u përfshi në aksident.

Përveç policëve, i lënduar ka mbetur edhe një shofer i një taksie, ku të tre ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë, shkruan TopChannel.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

TË FUNDIT