Aksident në Trudë, Policia: Dy persona të lënduar
A

Aksident në Trudë, Policia: Dy persona të lënduar

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin në fshatin Trudë të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për Express se dy persona kanë pësuar lëndime trupore, përcjell AutoPortali.

Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”

TË FUNDIT