Aksident në Vitomiricë, një person i lënduar
A

Aksident në Vitomiricë, një person i lënduar

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vitomiricë të Pejës.

Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se si pasojë e përplasjes së një veture me një motoçikletë, ka mbetur një person i lënduar.

Ai shtoi se i lënduari është dërguar në Emergjencë për tretman mjekësor, ndërsa njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të shikuar rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti.

TË FUNDIT