Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur të dielën në Kamenicë, ku një person ka humbur jetën.
Sipas informacioneve, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy persona të tjerë, përcjell AutoPortali.
Raporti i plotë:
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Fsh. Novosellë, Kamenicë / 05.10.2025 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur kështu anësoret e metalit. Si pasojë viktima mashkull kosovar/pasagjer në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe pasagjeri tjetër mashkull kosovar si dhe vet drejtuesi-i dyshuari. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari-drejtuesi është dërguar në mbajtje.”