Reshjet e para të borës në disa pjesë të Kosovës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor, duke rezultuar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë–Ferizaj.
Sipas pamjeve të siguruara nga AutoPortali, në vendin e ngjarjes shihen të paktën dy vetura që kanë dalë jashtë kontrollit si pasojë e rrugës së rrëshqitshme. Ende nuk është konfirmuar nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
AutoPortali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një deklarate zyrtare lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, sidomos në kushte të motit me ngrica dhe borë.