Aksident trafiku në Makovc të Prishtinës, një person në gjendje të rëndë
A

Aksident trafiku në Makovc të Prishtinës, një person në gjendje të rëndë

Një person ka pësuar lëndime të rënda si rezultat i një aksidenti mes dy automjeteve, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Makovc, afër Prishtinës.

Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Makoc të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, deklaroi Ahmeti.

Rreth gjendjes shëndetësore të viktimës (personit të lënduar), detaje kanë dhënë nga QKUKm raporton KlanKosova.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se gjendja e tij është e rëndë.

“Po, është duke u trajtuar tek ne. Gjendja e rëndë dhe jo stabile. Po kryhen ekzaminimet e nevojshme. Disa duhet të përsëriten dhe më pas transferohet në Mjekimin Intensiv Qendror”, deklaroi ai.

Syla tha se në Qendrën Emergjente u trajtuan edhe tre persona të tjerë, por që pastaj janë lëshuar në shtëpi.

TË FUNDIT