Aksident trafiku në Prishtinë, tre të lënduar
A

Aksident trafiku në Prishtinë, tre të lënduar

Të martën rreth orës 11:00, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri vetura.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.

TË FUNDIT