Aksident trafiku në Veternik, lëndohet një motorist
A

Aksident trafiku në Veternik, lëndohet një motorist

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Veterniku” të Prishtinës.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, në aksident është përfshirë një motorist, i cili është parë i shtrirë në tokë menjëherë pas përplasjes, ndërsa qytetarët kanë intervenuar për t’i dhënë ndihmën e parë deri në ardhjen e ekipeve emergjente, raporton GazetaExpress, përcjell AutoPortali.

AutoPortali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar për rastin.

TË FUNDIT