Aksident trafiku pranë objektit të Policisë në Prishtinë, një këmbësor goditet nga vetura
A

Aksident trafiku pranë objektit të Policisë në Prishtinë, një këmbësor goditet nga vetura

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e së hënës në Prishtinë.

Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka thënë ai.

TË FUNDIT