Aksident trafiku te Mensa e Studentëve, rruga e bllokuar
A

Aksident trafiku te Mensa e Studentëve, rruga e bllokuar

Një aksident i pazakontë ka ndodhur sot te zona e njohur si Mensa e Studentëve, ku një veturë dhe një taksi janë ndeshur mes vete.

Nuk dihet saktësisht se a janë përplasur vetëm këto dy vetura apo ka të përfshira edhe të tjera, megjithatë në pamjet e publikuara, vërehet se komunikacioni është ngarkuar shumë si pasojë e këtij aksidenti.

Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me Policinë për të kuptuar nëse ka të lënduar, mirëpo të njëjtit, ende nuk kanë dhënë përgjigje, përcjell AutoPortali.

TË FUNDIT