Një 19-vjeçar nga Malisheva ka vdekur në një aksident trafiku në Gjermani.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.
Sipas raportimeve, viktima e këtij rasti është Linor Krasniqi, ndërsa Klankosova.tv mëson se viktima ka lindur në Gjermani nga prindër shqiptarë të Kosovës, përcjell AutoPortali.



