Aksident tragjik në Peshkopi, humb jetën drejtuesi i automjetit
A

Aksident tragjik në Peshkopi, humb jetën drejtuesi i automjetit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e sotme në dalje të qytetit të Peshkopisë, në Dibër, transmeton AutoPortali.

Sipas njoftimit paraprak nga Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00, kur shtetasi B.S. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë saj.

Drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /AutoPortali

TË FUNDIT