Aksident tragjik në Vorë, humb jetën një person
A

Aksident tragjik në Vorë, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Vorës.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin Jani Tanushi, rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Kujtim Luka rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën, raporton A2 Cnn.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme, përcjell AutoPortali.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

TË FUNDIT