Aksidenti me fatalitet në Fushë Kosovë, arrestohet shoferi
A

Aksidenti me fatalitet në Fushë Kosovë, arrestohet shoferi

Një këmbësor e ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së dielës, në Bresje të Fushë Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin, policia e ka arrestuar të dyshuarin (shoferin e veturës), dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

TË FUNDIT