Aksidenti në Dollc, Policia: Vetura humbi kontrollin dhe goditi autobusin, një i vdekur
A

Aksidenti në Dollc, Policia: Vetura humbi kontrollin dhe goditi autobusin, një i vdekur

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë–Prishtinë, në fshatin Dollc, ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 06:10 një veturë me targa vendore, e drejtuar nga një drejtues që nuk i kishte përshtatur shpejtësinë dhe kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në korsinë e kundërt, duke përplasur një autobus në pjesën ballore.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i veturës ka ndërruar jetë, konfirmuar nga ekipi mjekësor. Pesë persona të tjerë, pasagjerë ose të përfshirë në aksident, kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, shkruan AutoPortali.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Njësitet e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) janë angazhuar në vendin e ngjarjes për hetimin e shkaqeve të aksidentit. Policia apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut për parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike. /AutoPortali

TË FUNDIT