Policia ka dhënë detaje rreth aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Slilovë të Prishtinës.
Sipas raportit 24 orësh, shoferët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit janë dërguar për QKUK për tretman mjekësor.
“Një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy shoferët meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së”, thotë policia.
Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar dje pamje nga aksidenti që ndodhi mes një veture dhe një motoçiklete.





