Aksidentohet autobusi kosovar në Gjermani, 30 të lënduar
A

Aksidentohet autobusi kosovar në Gjermani, 30 të lënduar

Një autobus me 50 pasagjerë është përplasur me një kamion gjatë natës në autostradën A8 pranë Irschenberg drejt Mynihut, raporton Rosenheim24.

Nga përplasja mbetën të lënduar 30 persona, dy prej tyre rëndë.

Autobusi me udhëtarë nga Kosova, goditi pjesën e pasme të rimorkios pavarësisht përpjekjes për të shmangur aksidentin, përcjell AutoPortali.

Për shkak të aksidentit, autostrada u mbyll për rreth dy orë duke shkaktuar kolona të gjata.

TË FUNDIT