Një aksident trafiku është shënuar të dielën në qytetin e Lipjanit, ku janë përfshirë dy vetura. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh, transmeton AutoPortali.
Sipas njoftimit zyrtar, aksidenti ka ndodhur më 20 korrik 2025, rreth orës 18:40, dhe për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, shkruan AutoPortali.
“Lipjan 20.07.2025, 18:40 – Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.



