Aksidentohet një fëmijë në afërsi të Ministrisë së Arsimit
A

Aksidentohet një fëmijë në afërsi të Ministrisë së Arsimit

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes afër objektit të Ministrisë së Arsimit, ku një fëmijë ka pësuar aksident.

Lajmi është bërë i ditur nga Sadudin Hasani, kryetar i Bashkësisë Lokale në zonën e Prishtinës, i cili ka ndarë edhe pamje nga vendi i ngjarjes, raporton KlanKosova.

“Sot, në orën 10:31, një fëmijë u aksidentua afër Ministrisë së Arsimit. Britmat e tij ishin të dhimbshme dhe tronditëse. Kjo ditë, pa dyshim, do të mbetet ndër më të vështirat në jetën e atij fëmiu, por edhe për ne që ndodheshim aty dhe dëgjuam të bërtiturat e tij”, ka shkruar Hasani në Facebook, përcjell AutoPortali.

AutoPortali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.

TË FUNDIT