Reshjet e shumta të shiut në Kosovë kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Po ashtu, si shkak i pakujdesisë kanë ndodhur edhe disa aksidente në zona të ndryshme të vendit.
Së fundmi, një kamion është aksidentuar në fshatin Ramun të Pejës, raporton KlanKosova, përcjell AutoPortali.
Nuk dihet nëse nga ky aksident ka ndonjë të lënduar.
AutoPortali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.