Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 09:30 në rrugën “Gjergj Balsha” në Shkabaj të Prishtinës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej të cilave është e KFOR-it, shkruan AutoPortali.
Sipas informatave jozyrtare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin.
AutoPortali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar për rastin.



