Nasser Al-Attiyah është fitues i Rally Dakar 2026, duke shënuar fitoren e tij të gjashtë në karrierë dhe duke iu afruar vetëm dy fitore larg rekordit të Stéphane Peterhansel. Piloti i Dacia-s triumfoi pas një gare shumë të fortë, duke mposhtur Ford-in dhe Toyota-n.
Pas një fillimi të paqëndrueshëm, Al-Attiyah mori kryesimin në Etapën 6 dhe e forcoi avantazhin në javën e dytë, përfiton nga gabimet dhe problemet teknike të rivalëve kryesorë, përfshirë Lategan dhe Sainz Sr. Ai e përfundoi garën me një avantazh prej 9 minutash e 42 sekondash.
Nani Roma u rendit i dyti me Ford, ndërsa Mattias Ekström siguroi vendin e tretë pas një dueli të ngushtë me Sebastien Loeb. Carlos Sainz Sr e mbylli Dakar-in në vendin e pestë.

Fitorja e Al-Attiyah-ut shënoi vetëm triumfin e dytë të përgjithshëm të Grupit Renault në historinë e Dakar-it dhe e konfirmoi atë si një nga pilotët më të mëdhenj të rally-raid-it.
Renditja përfundimtatre:
1.Nasser Al-Attiyah Dacia 48h56m53
2.Nani Roma Ford +9m42s
3.Mattias Ekstrom Ford +14m33s
4. Sebastien Loeb Dacia +15m10s
5.Carlos Sainz Sr Ford +28m30s
6.Mathieu Serradori Century +45m02s
7. Lucas Moraes Dacia +46m50s
8.Toby Price Toyota +52m27s
9.Seth Quintero Toyota +1h15m02s
10.Saood Variawa Toyota +1h23m36s



