Alonso kritik ndaj Formula 1
A

Alonso kritik ndaj Formula 1

Gara e Formula 1 për Çmimin e Madh të Las Vegasit ishte jashtëzakonisht dramatike dhe ka zemëruar shumë adhurues të këtij sporti, ndër ta edhe Fernando Alonson, pilotin e Aston Martinit.

Ishte e qartë se pilotët nuk kishin kapje të duhur, pasi bëhej fjalë për një pistë qyteti e cila ishte e lagur pas reshjeve të mëdha dhe kushtet nuk ishin aspak të mira.

Të kujtojmë, dikur garohej në një pistë të vërtetë garash në Las Vegas.

“Pista është argëtuese sepse është hartuar të jetë e mirë për pilotët, por ai asfalt… Kjo nuk është Formula 1. Është shumë e rrëshqitshme dhe nuk mund të arrihet temperatura e duhur e gomave, përveç kësaj është shumë e pabarabartë dhe ka gropa, ndaj shtrohet pyetja sa e sigurt është gara. Në të ardhmen FIA do të duhet të merret me këtë problem. Shikoni kalendarin, të gjitha këto na rëndojnë shumë”, shpjegoi Fernando Alonso.

Pas garës për Çmimin e Madh të Las Vegasit u njoftua se të dy pilotët e McLaren-it u pezulluan dhe u janë hequr pikët për shkak të shkeljes së rregullores lidhur me pjesën e dyshemesë së veturave të F1.

Tani drama ka arritur kulmin dhe deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe dy gara, Katari dhe Abu Dabi.

Lando Norris është i pari me 390 pikë, ndërsa nga 366 pikë kanë Oscar Piastri dhe Max Verstappen, i cili fitoi në Las Vegas.

TË FUNDIT