Fernando Alonso mendon se Formula 1 e sotme po bëhet tepër e ndërlikuar dhe e mbingarkuar me rregulla, duke rrezikuar të humbasë kënaqësinë që ofronte dikur. Sipas tij, disa elemente të rregullave për vitin 2026 janë “tejet të rregulluara” dhe kërkojnë shumë menaxhim energjie, gjë që e largon pilotin nga drejtimi në limit.
Dy herë kampioni i botës thekson se makinat e fundviteve ’90 dhe fillimviteve 2000 sillnin më shumë adrenalinë dhe ndjesi të pastra drejtimi, ndërsa sot pilotët duhet të mendojnë tepër gjatë garës. Alonso pranon se ky është drejtimi që ka marrë F1 me motorët hibridë, por beson se kjo sjell rrezikun e “më pak gëzimi pas timonit”.
Ai shton se ky trend nuk është i pranishëm vetëm në Formula 1, por edhe në sporte të tjera si futbolli dhe basketbolli, ku struktura dhe sistemi po zëvendësojnë gjithnjë e më shumë frymëzimin individual.



