Piloti i Aston Martin, Fernando Alonso, ka thënë se do ta ketë të vështirë të largohet nga Formula 1 në fund të vitit 2026 nëse skuadra nuk është konkurruese sezonin e ardhshëm.
Kontrata e dy herë kampionit të botës përfundon në fund të vitit 2025, dhe ai është duke menduar për tërheqje. Sipas tij, nëse arrin të ketë një makinë konkurruese, do të ishte moment i mirë për ta mbyllur karrierën, por nëse ekipi nuk është në nivel, dëshira për ta provuar sërish mund ta shtyjë të qëndrojë.
Alonso fitoi titujt në 2005 dhe 2006 me Renault dhe nuk ka fituar një garë që nga 2013 me Ferrarin. Pas një pauze nga F1 në 2018, u rikthye në 2021 dhe aktualisht garon për Aston Martin.
Këtë sezon, Alonso është në vendin e 14-të, ndërsa Aston Martin në të shtatin në renditjen e konstruktorëve. Ai beson se ekipi po ndërton një projekt fitues, sidomos pas ardhjes së dizajnerit legjendar Adrian Newey.
“Kam besim se kemi gjithçka për të luftuar për tituj në të ardhmen. Pyetja është vetëm: kur?” tha Alonso, duke shtuar se për të do të ishte e rëndësishme të përjetojë sukses me këtë projekt para se të largohet.
Formula 1 vazhdon më 5 tetor me Çmimin e Madh të Singaporit.




