Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka publikuar numrat ku viktimat e dhunës në baza gjinore mund t’i raportojnë rastet.
Në një postim, Ambasada e SHBA-së në X ka kujtuar se Kosova ka një ligj në fuqi që e dënon këtë krim.
“Kosova ka një ligj gjithëpërfshirës për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës në familje. Dhuna me bazë gjinore është një krim i dënueshëm – i dënueshëm nga ligji në fuqi. Raportoni në: 0800 11 112 ose 192”, ka shkruar ambasada.
Kjo vjen pas dy ngjarjeve tragjike, që ndodhën ditëve të fundit në Kosovë.
Si pasojë dy gra u vranë në Ferizaj dhe Pejë.



