Antonelli ende i ndjen pasojat e aksidentit në Australi
A

Antonelli ende i ndjen pasojat e aksidentit në Australi

Para fillimit të fundjavës për Çmimin e Madh të Japonisë, piloti i Mercedesit, Andrea Kimi Antonelli, zbuloi se ende ndjen pasojat e aksidentit të tij në stërvitjen e fundit para Çmimit të Madh të Australisë në fillim të këtij muaji.

Atëherë italiani pësoi një aksident të rëndë në kthesën e dytë të pistës “Albert Park” në Melburn, duke vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në kualifikime më vonë atë ditë. Megjithatë, mekanikët e Mercedesit arritën ta riparonin makinën e tij në kohë dhe ai siguroi vendin e dytë në start, përpara se ta përfundonte garën gjithashtu në vendin e dytë.

Sot, Antonelli u shfaq me një fashë mbrojtëse në kyçin e majtë në paddock-un e pistës “Suzuka”, dhe për këtë arsye mediat e pyetën për arsyen. Piloti i Mercedesit shpjegoi se ende ndjen dhimbje nga incidenti në Melburn para pothuajse tre javësh.

“Është nga aksidenti im në Australi. Nuk është asgjë serioze, ende mund të vozis, kjo është më e rëndësishmja. Më bënë skaner, nuk kam asgjë të thyer, vetëm tendosje. E mbaj këtë që të rikuperohem më shpejt. Kur vozis, nuk e mbaj dhe nuk kam probleme, kështu që nuk ka arsye për shqetësim”.

TË FUNDIT