Antonelli (s’) mund të shpallet kampion në këtë fundjavë
A

Antonelli (s’) mund të shpallet kampion në këtë fundjavë

Në Formula 1, titulli kampion për pilotë për vitin 2026 mund të vendoset që këtë të diel në Austin, me Kimi Antonellin në prag të një rezultati historik.

Për të siguruar titullin, atij i mjafton të fitojë garën amerikane dhe të shpresojë që shoku i tij i skuadrës George Russell të mos renditet më lart se vendi i nëntë. Gjithashtu, Lewis Hamilton me Ferrari të mbetet jashtë katërshes së parë.

Realisht, ky është një kombinim rezultatesh jo i lehtë për t’u realizuar. Ndoshta për këtë arsye, piloti i Mercedes nuk po mendon për festime, por vetëm për vetë garën. “Ende nuk kam fituar asgjë”, tha italiani.

“Edhe pse duket sikur jam pranë, qëllimi nuk është arritur ende. Jam në një pozicion të favorshëm për të fituar Kampionatin Botëror dhe detyra ime është të nxjerr maksimumin absolut nga makina që kam në dispozicion,” tha Antonelli.

“Shpresoj ta siguroj sa më shpejt, por mbetet për t’u parë“, tha piloti italian, që shtoi: “Fitorja ime e parë në Shangai më hoqi një peshë të madhe nga supet. Momenti më i bukur ishte podiumi në Monza”.

TË FUNDIT