Aprilia apo Ducati? Ndizet debati në MotoGP
A

Aprilia apo Ducati? Ndizet debati në MotoGP

Pas fitores së Raul Fernandez në Çmimin e Madh të Australisë, piloti i VR46, Fabio Di Giannantonio, tha se Aprilia është shumë afër ose edhe përpara Ducati-t në hierarkinë e MotoGP.

Aprilia dominoi fundjavën në Phillip Island, fitoi sprintin dhe garën kryesore, si dhe mori “pole position” me Marco Bezzecchi. Ndërkohë, Ducati pati vështirësi, me vetëm një pilot në podium dhe mungesë rezultatesh në sprint.

“Aprilia po afrohet shumë. Mbase tani janë përpara nesh”, tha Di Giannantonio. “Të gjithë po përmirësohen, edhe Honda dhe Yamaha. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë fort”.

Bezzecchi, që tani garon me Aprilia, nuk pranoi të bëjë krahasime, por theksoi se ndjehet shumë mirë me motorin dhe se ekipi po bën “punë fantastike”.

CEO i Aprilia Racing, Massimo Rivola, tha se RS-GP është tashmë referencë në pistat e shpejta, duke shtuar se fitorja e Fernandez ishte e 300-ta për Aprilia-n në të gjitha kategoritë.

TË FUNDIT