Aprilia prezantoi një paketë të re të thellë aerodinamike gjatë testimeve në Valencia, me qellim që RS-GP 2026 të ketë performancë më të qëndrueshme në çdo fazë të xhiros. Motoçikletat e Marco Bezzecchit dhe Jorge Martinit u panë me panele të reja të përparme dhe një krah të pasmë të stilit Formula 1.
Drejtori teknik Fabiano Sterlacchini tha se qëllimi është balancimi i shpejtësisë maksimale, frenimit dhe manovrimit, duke “shtrirë batanijen” e aerodinamikës që motori të funksionojë më mirë në të gjitha situatat.
Bezzecchi dha vlerësime të përziera për motorin e ri, duke thënë se koha e kufizuar në pistë për shkak të motit e bëri të vështirë një analizë të saktë, por performanca ishte e ngjashme me versionin aktual.
Vetëm Bezzecchi dhe Martin testuan paketën 2026, ndërsa pilotët e Trackhouse nuk kishin pjesë të reja në dispozicion.



