Futbollisti shqiptar Ardon Jashari është shumë pranë kalimit te AC Milan, pas një periudhe negociatash intensive mes klubit italian dhe Club Brugge.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, pika e kthesës erdhi pas një takimi të hënën, ku Jashari i bëri të qartë drejtuesve të klubit belg se dëshira e tij është të luajë për Rossonerët, duke refuzuar oferta nga Premier League dhe Arabia Saudite, transmeton AutoPortali.
Milani ka ofruar 34 milionë euro plus 4.5 milionë në bonuse, çka përbën një ofertë rekord për ligën belge. Jashari pritet të qëndrojë edhe sot në Belgjikë për të luajtur ndaj Salzburgut në Ligën e Kampionëve, dhe më pas të udhëtojë drejt Italisë për vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës pesëvjeçare.




