Ariel Atom ka shënuar 25 vjetorin e tij me një edicion të veçantë, modelin 4RR, që ofron 525 kuaj fuqi dhe 406 lb-ft moment rrotullues, duke e bërë atë versionin më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë.
Ky model tejkalon edhe versionin e mëparshëm V8 me 475 kuaj fuqi të prodhuar në vitin 2011, transmeton AutoPortali.
Atom 4RR është i pajisur me një motor Honda të përmirësuar, i cili ofron performancë të jashtëzakonshme në një trup të lehtë prej nën 700 kg, shkruan Autocar.
Ky model është projektuar për entuziastët e makinave që kërkojnë përvojë të pashembullt në pista.



