Ish-piloti i Formula 1, Antonio Pizzonia, u arrestua pas një incidenti të ndodhur të shtunën në mbrëmje në Speedsportz Racing Park në Teksas. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ai shihet duke goditur një burrë me shkelm në shpinë dhe më pas me grusht, në stilin e Chuck Norris.
Pizzonia deklaroi se veproi “instinktivisht” për të mbrojtur djalin e tij, Antonio Pizzonia Neto, pas një përplasjeje verbale mes fëmijës dhe burrit të përfshirë. Ai u mbajt për pak kohë në paraburgim dhe më pas u lirua.
📰 Piloto brasileiro com passagens por Fórmula 1 e Stock Car foi preso por agressão nos EUA
O ex-piloto brasileiro Antônio Pizzonia, de 45 anos, foi detido no último sábado (10) no condado de Montgomery, no Texas (Estados Unidos), pic.twitter.com/nPHYsBFb8E— Jhoneonboard (@Jhoneonboa46140) January 12, 2026
Ish-piloti i Jaguar dhe Williams, i njohur si “djali i xhunglës”, ka garuar në Formula 1 nga viti 2003 deri në 2005, duke marrë pjesë në 20 gara dhe duke grumbulluar tetë pikë.



