Arrestohet legjenda e Man City
A

Arrestohet legjenda e Man City

Ish-mesfushori i njohur anglez, Joey Barton, është arrestuar mëngjesin e sotëm nën dyshimin për rrahje pas një sherri të ndodhur në një klub golfi në Angli.

Sipas raportimit të Daily Mail, Barton – i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube si Manchester City dhe Newcastle United, është një nga dy personat e ndaluar nga policia pas incidentit që ndodhi pranë Huyton and Prescot Golf Club në Merseyside.

Shërbimet e emergjencës u thirrën në vendngjarje të dielën në mbrëmje, pas raportimeve për një sulm fizik.

Sipas mediave britanike, një person u dërgua në spital për trajtim dhe vlerësim të lëndimeve në fytyrë dhe në brinjë.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit, ndërsa dy personat e përfshirë, përfshirë Bartonin, janë marrë në pyetje nga policia.

TË FUNDIT