Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Kaçanik, nën dyshimin për përfshirje në një rast mashtrimi. Sipas raportit zyrtar, i dyshuari kishte marrë në shfrytëzim dy automjete nga një qytetar kosovar, me marrëveshje që ato të ktheheshin deri më 18 gusht 2025.
Pavarësisht afatit të dakorduar, automjetet nuk janë kthyer dhe as nuk është ofruar ndonjë sqarim nga i dyshuari, çka ka ngritur dyshimet për mashtrim. Viktima ka raportuar rastin në polici, pas së cilës është ndërmarrë veprimi për arrestimin e të dyshuarit, shkruan AutoPortali.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.


 
                                    

