Policia e ka arrestuar një person në Pejë pasi i njëjti dyshohet se ka vënë zjarr në një garazh.
“Është përfshirë nga zjarri garazha pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në momentin e shpërthimit të zjarrit në garazh ishin të parkuara 2 vetura si dhe aty kishte pas edhe disa paisje pune. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh, përcjell AutoPortali.
Nuk raportohet për të lënduar.




