Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar shoferi i cili më 4 shkurt në magjistralen Shtime-Lipjan, konkretisht në fshatin Davidoc, goditi me veturë një këmbësor.
Pas goditjes së këmbësorit, shoferi nuk ishte ndalur në vendin e ngjarjes, përcjell AutoPortali.
“Pas një pune intensive hetimore, shikimit të kamerave të sigurisë nga njësitet policore, me datën 08.02.2026, rreth orës 18:30, është bërë i mundur identifikimi i shoferit dhe i automjetit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin. I dyshuari është: A. A., 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, automjeti: VW Golf, ngjyrë e zezë, me targa vendore. Sot, me datën 09.02.2026 i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë të aksidenteve dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme, për veprën penale “Shkaktim i aksidentit të trafikut me lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
.



