Negociatat mes Interit dhe Bologna-s për transferimin e Kristjan Asllanit kanë hyrë në fazën përfundimtare, me marrëveshjen që tashmë raportohet se është arritur mes palëve.
Sipas mediave italiane, Interi ka pranuar të ulë kërkesat financiare dhe pritet të përfitojë rreth 13 milionë euro nga shitja e mesfushorit shqiptar, transmeton AutoPortali.
Për më tepër, klubi zikaltër do të mbajë një përqindje nga shitja e ardhshme e lojtarit, duke garantuar të ardhura shtesë në të ardhmen.
Asllani ka dhënë dritën jeshile për transferimin, me Bologna-n që këtë sezon do të marrë pjesë në Europa League një faktor kyç që ka ndikuar në vendimin e 22-vjeçarit.
Mesfushori i kombëtares shqiptare kërkon më shumë minuta dhe një rol më të rëndësishëm, që pritet t’i ofrohet në skuadrën kuqezi.
Ky kalim shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, duke i dhënë mundësinë të zhvillohet më tej në një klub me ambicie në Itali dhe në arenën evropiane. /AutoPortali


 
                                    

