Aston Martin mohon zërat për Alonson
A

Aston Martin mohon zërat për Alonson

Shefi i Aston Martin, Andy Cowell, ka mohuar zërat se Fernando Alonso po mendon të pensionohet pas sezonit 2026, duke thënë se nuk ka pasur asnjë bisedë të tillë me të.

Alonso, 44 vjeç, ka 419 gara në Formula 1 dhe është piloti më me përvojë në histori. Edhe pse nuk ka fituar që prej 218 garash, ai deklaroi për gazetën AS se, nëse makina e 2026-s është e dobët, mund të qëndrojë edhe një vit më shumë. Nëse makina është konkurruese, atëherë 2026 mund të jetë sezoni i tij i fundit.

“Të gjitha bisedat me Alonson janë fokusuar te 2026”, tha Cowell. “Ai është një garues i jashtëzakonshëm dhe mosha nuk është aspak pengesë për të, përkundrazi”!

Alonso tashmë është piloti më i vjetër që ka udhëhequr një garë, ka bërë xhiron më të shpejtë dhe ka dalë në podium që nga Michael Schumacher në vitet 2011–2012.

TË FUNDIT