Atentat në Tiranë, u qëllua në kokë, ndërron jetë në spital biznesmeni 52-vjeçar
A

Atentat në Tiranë, u qëllua në kokë, ndërron jetë në spital biznesmeni 52-vjeçar

Biznesmeni 52-vjeçar Eduart Reçi, nuk ka mundur t’i mbijetojë atentatit,  i cili u qëllua mbrëmjen e djeshme me një plumb në kokë.

Raportohet se biznesmeni Eduart Reçi, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, ku ndodhej prej mesnatës së kaluar në gjendje të rëndë.

Atentati në Tiranë/ Kush është biznesmeni i ndërtimit që u qëllua në kokë, pamje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Reçi njihet si biznesmen dhe pronar i disa subjekteve në atë zonë, ndërsa në momentin e të shtënave ndodhej pranë banesës së tij.

Policia ka kryer veprimet hetimore dhe po punon për identifikimin e autorëve, teksa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati.

TË FUNDIT