UEFA ka dënuar Athletic Bilbaon me 80 mijë euro për sjellje të pahijshme të tifozëve gjatë gjysmëfinales së Europa League kundër Manchester United.
Në “San Mamés”, klubi u ndëshkua për hedhje sendesh në fushë dhe thirrje të papërshtatshme, ndërsa në “Old Trafford” u raportua përdorim fishekzjarrësh dhe brohoritje fyese.
Ndërkohë, UEFA ka pezulluar përkohësisht mbrojtësin Yeray Alvarez pas një testi antidoping pozitiv, transmeton AutoPortali.
Sipas lojtarit dhe klubit, substanca e ndaluar lidhet me një trajtim për humbjen e flokëve pas trajtimit nga kanceri, rasti është në shqyrtim.
Athletic Bilbao ka kërkuar falje dhe u ka bërë thirrje tifozëve për më shumë përgjegjësi.
30,000 euro për ndeshjen e parë në “San Mamés” më 1 maj:
20,000 euro për hedhjen e sendeve në fushë;
10,000 euro për thirrje të paligjshme nga tribuna;
20,000 euro për ndeshjen e kthimit në “Old Trafford” më 8 maj:
10,000 euro për përdorim të fishekzjarrëve;
10,000 euro për brohoritje të mëtejshme të papranueshme.
Kujtojmë se skuadra spanjolle u eliminua nga Manchester United me rezultat të përgjithshëm 7–1, ndërsa anglezët u mundën në finale nga Tottenham Hotspur me 1–0. /AutoPortali




