Atletico ia cakton çmimin Alvarez, Barcelona shpreh interesim për të
A

Atletico ia cakton çmimin Alvarez, Barcelona shpreh interesim për të

Sulmuesi argjentinas Julián Álvarez, i cili po kalon një formë të shkëlqyer në La Liga, është vlerësuar nga Atletico Madrid me një çmim prej 200 milionë eurosh një shifër e vendosur për të penguar çdo tentativë të Barcelonës për ta transferuar gjatë verës që vjen.

Barcelona e konsideron Álvarezin si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowskit dhe po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje që përfshin edhe shkëmbim lojtarësh, për të reduktuar koston e transferimit.

Megjithatë, realizimi i këtij operacioni paraqet vështirësi, për shkak të kufizimeve financiare me të cilat përballet klubi katalanas, si dhe konkurrencës së ashpër në tregun e sulmuesve elitarë.

TË FUNDIT