Audi S5 i ri: Elegancë, shkathtësi dhe komoditet për përditshmëri
A

Audi S5 i ri: Elegancë, shkathtësi dhe komoditet për përditshmëri

Audi ka prezantuar gjeneratën e tretë të S5, i cili jo vetëm që merr vendin e paraardhësit të vet, por zëvendëson edhe A4-n e njohur. Ky ndryshim është pjesë e një strategjie të re të kompanisë për të thjeshtuar emërtimet: nga tani, modelet me numra tek do të kenë motorë me djegie të brendshme, ndërsa ato çift do t’u takojnë automjeteve elektrike.

Modeli i ri S5 do të jetë në dispozicion vetëm si sedan me katër dyer, duke hequr nga oferta versionet coupé, Sportback dhe Avant. Por kjo nuk është humbje – përkundrazi. S5 vjen me një dizajn më të madh, më sportiv dhe më elegant se kurrë më parë, i ndërtuar për performancë, rehati dhe sAtil, transmeton AutoPortali.

Dizajn më i fuqishëm, teknologji më moderne

Sedani i ridizajnuar sipas faqës Robbreport, është më i gjatë, më i gjerë dhe më i lartë se paraardhësi. Pjesa e përparme është transformuar me grilë të theksuar dhe fenerë ultra të hollë, ndërsa vijat muskulore dhe profili fastback i japin një pamje tërheqëse sportive. Pjesa e pasme përmbyllet me një dritë LED që shtrihet në të gjithë gjerësinë e makinës.

Brenda saj, teknologjia në këtë makinë është protagoniste. Shoferi ka përpara një ekran dixhital 11.9 inç dhe një panel infotainment 14.5 inç me prekje. Pasagjeri mund të zgjedhë edhe një ekran opsional 10.9 inç me bllokues automatik për të mos shpërqendruar drejtuesin. Hapësira është rritur ndjeshëm, veçanërisht në pjesën e pasme dhe në bagazh, me deri në 1036 litra kapacitet kur sediljet palosen.

Motori i njohur, por më i fuqishëm

Nën kapak fshihet motori i njohur V6 3.0 litra me turbo, i cili tashmë prodhon 362 kuaj fuqi dhe 550 Nm çift rrotullues – një rritje domethënëse krahasuar me modelin e kaluar. Makina përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 4.3 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale mbetet 250 km/h. Transmisioni është automatik me dy disqe (7 marshe) dhe me sistemin legjendar të Audi-t Quattro me katër rrota aktive.

S5 vjen me një shasi më të fortë dhe një pezullim sportiv të rregullueshëm si opsion, që përshtatet sipas tre modaliteteve të drejtimit: Komod, Dinamik dhe i Balancuar.

Si sillet në rrugë?

S5 nuk është një “bishë piste”, por ofron një balancë perfekte mes fuqisë dhe rehatisë. Në rrugë malore dhe kthesa të ngushta, tregoi manovrim të jashtëzakonshëm dhe timon të saktë, duke ofruar siguri dhe kontroll të plotë. Për shumicën e shoferëve që kërkojnë një makinë të fuqishme për përdorim të përditshëm, kjo është një zgjedhje ideale.

Me një çmim fillestar prej 62,700 dollarësh, Audi S5 2025 sjell më shumë se thjesht një emër të ri – sjell një përvojë të re drejtimi që kombinon performancën, teknologjinë dhe stilin në mënyrë të shkëlqyer. /AutoPortali

TË FUNDIT