Audi ka zbuluar konceptin e makinës R26, që do të shënojë hyrjen e saj në Formula 1 në vitin 2026, duke vendosur si objektiv të fitojë titullin botëror deri në 2030.
Në prezantimin në Munih, kompania gjermane paraqiti pamjen e re me ngjyra argjendi, të kuqe dhe të zezë, që simbolizon epokën e re pas marrjes së plotë të ekipit Sauber.
CEO Gernot Dollner tha: “Dy vitet e para do të jemi sfidues, nga 2028 duam të jemi konkurrentë të vërtetë dhe nga 2030 të luftojmë për titullin”.
Ish-shefi i Ferrari-t, Mattia Binotto, theksoi se zhvillimi i motorit dhe shasisë brenda vetë kompanisë do t’i japë Audi-t avantazh teknik, ndërsa drejtuesi Jonathan Wheatley u shpreh se ekipi tashmë po tregon përparim të ndjeshëm dhe “ka rifituar besimin në vetvete”.



