Parkingu jugor i qendrës tregtare “Prishtina Mall” të shtunën do të jetë e garës në disiplinën auto sllallom me vetura elektrike, e ku do të garojnë ekipet nga shtatë regjionet e Policisë së Kosovës dhe një ekip nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.
Gara do t’i kushtohet “muajit rozë” dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe fillon në orën 09:00.
Çfarë përfshin ngjarja?
Pjesëmarrje deri në 80 garues (5 gra + 5 burra secili) nga 8 ekipet e përmendura më lart.
Garimi do të ndaras për gra dhe burra në dy pista të posaçme. Pesë kohët më të mira në secilën kategori do të kualifikohen në superfinale, ku do të përcaktohen fituesit e tri vendeve të para.
Pas përfundimit të garës, pason ceremonia e shpërndarjes së kupave dhe medaljeve.