Automjeti me targa të huaja “pushton” sheshin Xhorxh Bush (VIDEO)
A

Automjeti me targa të huaja “pushton” sheshin Xhorxh Bush (VIDEO)

Derisa ditë më parë, një veturë me targa të huaja “hapi” urën mbi Ibër, sot një e tillë bëri edhe një “hapje solemne”.

Një automjet me targa të huaja ka hyrë në rrugën e cila është bllokuar tash e një kohë të gjatë në Prishtinë, e cila nga Komuna është thënë se do të shndërrohet në shesh.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, bëhet fjalë për sheshin “Xhorxh Bush” te Katedralja në kryeqytet, përcjell AutoPortali.

Nuk dihet se ku është kyçur vetura, a është bërë pa qëllim apo në shenjë revolte për kolonat në Prishtinë.

 

TË FUNDIT