Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani synon të vazhdojë rrugëtimin në garat evropiane edhe këtë vit.
Të martën në orën 20:30, Ballkani përballet me Floriana-n nga Malta në stadiumin “Fadil Vokrri”, në raundin e dytë kualifikues në Conference League.
Skuadra suharekase është përgatitur për më shumë se një muaj nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi ndërsa në konferencë për shtyp, Shehi dhe kapiteni Bajram Jashanica shprehën besimin në kualifikim, transmeton AutoPortali.
Shehi theksoi përgatitjen dhe dëshirën e skuadrës për të fituar, duke vlerësuar edhe cilësinë e kundërshtarit, që ka lojtarë nga disa shtete.
Floriana eliminoi Haverfordwestin në raundin e parë dhe ka histori të pasur në futbollin maltez.
Ballkani, që arriti fazën grupore në edicionet 2022/23 dhe 2023/24, ka pësuar ndryshime këtë verë, përfshirë afrime të reja, mirëpo duke ruajtur “boshtin” e skuadrës. /AutoPortali


                                    

