Të gjitha bankat komerciale të Kosovës, të 12-tat pra, sivjet kanë rritur ndjeshëm normat e interesit të kredive ( përkundër stabilitetit afaristë të tyre, fitimit enorm neto dhe riskut thuaja inekzistent për kredidhënie në Kosovë. Bankat e instaluara në Kosovë, shumica me origjinë nga jashtë, vazhdojnë t’i rritin edhe çmimet e shërbimeve bankare
Bankat komerciale në Kosovë, praktikisht të gjitha, të 12-tat pra, sivjet kanë rritur ndjeshëm normat e interesit të kredive (kamatat, përkundër stabilitetit afaristë të tyre, fitimit enorm neto dhe rriskut thuaja inekzistent për kredidhënie në Kosovë. Bankat e instaluara në Kosovë, shumica me origjinë nga jashtë, vazhdojnë t’i rritin edhe çmimet e shërbimeve bankare, shkruan Buletini Ekonomik, transmeton AutoPortali.
Buletini EKonomik merr vesh se disa banka i kanë rritur normat e interesit sivjet deri në 20 për qind. Këtë e kanë konfirmuar për mediumin edhe qytetarë që kanë aplikuar për kredi.
Sipas të dhënave zyrtare, norma e interesit në bankat e Kosovës vazhdon të jetë e lartë. Kështu, norma mesatare e interesit për kreditë e reja është 6.0 përqind. Por ka zëra, se klientë të shumtë kredimarrës pas një vitit të pagesës së kamatës 6-6,5 për qind, detyrohen thuaja dyfishin e kësaj kamate. Sipas këtyre kredimarrësve, lëvizja e kamatës, ose rritja shumë e madhe e saj krahasuar me kamatën në fillim të shlyerjës së kredisë është rrjedhojë e lëvizjeve të çmimeve të parasë në tregjet ndërkombëtare financiare. Por, sipas këtyre klientëve, edhe nëse është kështu, ata nuk janë njoftuar fare nga bankat se çka i pret më vonë rreth kamatave kreditore.
Buletini EKonomik nga burime të sigurta merr vesh se shtrenjtimi i cmimit të kredive sivjet vjen si pasojë e faktit se bankat kanë lëshuar kredi më shumë sesa është e lejuar me rregullore të BQK-së. Kjo e fundit është duke i “hetuar” këto lëshime. Kjo ka bërë që bankat të ndërmarrin masa për ta ngadalësuar kredidhënien duke i ashpërsuar kriteret.
Në periudhën janar-qershor 2025, sipas të dhënave zyrtare, kreditë në bankat e Kosovës kanë arritur në 6.37 miliardë euro, që përbën rritje vjetore prej 19.4 për qind( janar-qershor 2025 6.37 miliardë euro kundrejt janar-qershor2024-5.33 miliardë)”. Ose, në muajin qershor kreditë familjare aktive shënuan vlerën prej 2.61 miliardë euro, ndërsa kreditë për biznese 3.76 miliardë euro. Këto shifra flasin se kreditë për ekonomitë familjare kanë shënuar rritje gjashtëmujore prej 260.8 milionë euro apo 11.1 për qind, ndërsa kreditë për biznese rritje prej 306.8 milionë euro apo 8.9 për qind.