Ekonomistja Vjollca Nura ka deklaruar se bankat komerciale në Kosovë tashmë kanë arritur objektivat e tyre për lëshimin e kredive deri në fund të vitit.
“Sipas një informacioni të afërt, e mora që bankat e kanë zënë targetin deri në fund të vitit. Do të thotë, bufalisht bankat s’kanë nevojë më me punu me i dhanë zor deri në fund të vitit, sepse targetet e tyre sa i përket kredive i kanë lëshu”, tha Nura në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, përcjell AutoPortali.
Ajo theksoi se rritja e numrit të kredive, sidomos atyre konsumuese, është tregues i gjendjes ekonomike në vend.
Çka do të thotë kjo? Sa më shumë kredi që lëshohen, sidomos ato konsumuese, aq më shumë tregohet gjendja e ekonomisë në vend dhe sa është e qëndrueshme. Do të thotë, njerëzit nuk po marrin vetëm kredi investuese, por edhe konsumuese, për pelet, qymyr, renovime e gjithçka tjetër me ato pare me përfundu, që, fatkeqësisht, janë qenë me norma më të disfavorshme në vitet e fundit”, u shpreh ekonomistja. /Klankosova.tv